Parashikimi i motit: Reshje shiu, rrufe dhe erëra të fuqishme në disa zona

08:10 | 01 Korrik 2026
parashikimi-i-motit:-reshje-shiu,-rrufe-dhe-erera-te-fuqishme-ne-disa-zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot, pritet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm.

Në njoftim, thuhet edhe se, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu që pritet të shoqërohen me shkarkim rrufesh.

‘’E mërkurë (01.07.2026)

Mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm. Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme.

🌡️ Temperaturat minimale: 15–18°C

🌡️ Temperaturat maksimale: 30–34°C

💨 Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–9 m/s’’, thuhet në njoftim.

Komento: