Zjarri përfshin mbeturinat në kryeqytet, dëmtohen dy vetura

09:40 | 01 Korrik 2026
zjarri-perfshin-mbeturinat-ne-kryeqytet,-demtohen-dy-vetura

Një rast i zjarrit është raportuar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.Raportohet se fillimisht nga zjarri janë përfshirë mbeturina, teksa më pas flakët kanë kapluar edhe dy vetura përreth.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana tha se nga ky rast nuk raportohet për të lënduar, teksa janë dëmtuar dy vetura.

“Rreth orës 06:00, është raportuar për një zjarr në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.Sipas informacioneve fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa si pasojë e zjarrit janë dëmtuar dy vetura.Aktualisht, hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë ai.

Komento: