Rinisin kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

09:40 | 01 Korrik 2026
rinisin-kerkimet-per-25-vjecarin-e-zhdukur-ne-liqenin-e-batllaves

Operacioni i kërkimit për 25-vjeçarin, i cili dyshohet se ka rënë nga një mjet lundrues në Liqenin e Batllavës, teksa ndodhej me familjen, ka rinisur edhe sot.

Zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Vëllazërim Qerimi, tha se operacioni ishte ndërprerë mbrëmë pas orës 21:00 për shkak të errësirës, ndërsa sot ka vazhduar nga ora 09:00.

“Operacioni është përmbyllur dje pas orës 21:00 për shkak të kushteve dhe kanë për të rifilluar sot rreth orës 08:30 – 9:00. Kërkimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e operacionit”, tha Qerimi./Gazeta10

Komento: