
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se paga minimale në Kosovë është rritur në 500 euro.
Sipas tij, paga minimale ishte e pandryshuar për më shumë se 10 vjet, ndërsa gjatë qeverisjes së tij është rritur nga 130/170 euro në 250, më pas në 350, 425 dhe tani në 500 euro.
Kurti tha se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.
Postimi i plotë:
Paga minimale në vendin tonë ngeli e pandryshuar për më shumë se 10 vjet. 2011 ishte viti i fundit kur ajo u ndryshua. Që prej atëherë ajo mbeti 130 përkatësisht 170 euro (varësisht se a je nën apo mbi 35 vjeç).
Ndërkaq, gjatë qeverisjes sonë u ngrit katër herë: nga 130 e 170 euro në 250 euro, mandej në 350 dhe së fundi në 425 euro. E sot paga minimale u bë 500 euro. Prej kësaj rritjeje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.
Pra, për më shumë se një dekadë para qeverisjes tonë paga minimale ishte e ultë dhe e pandryshueshme. Ndërkaq për më pak se gjysëm dekade me ne, kemi trefishim të pagës minimale.
Rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Republikës sonë do ta përcjellim gjithnjë me shtim të mirëqenies për të gjithë.
Urime të gjithëve!