Postoi armën në rrjetet sociale, bastiset shtëpia e të dyshuarit dhe i sekuestrohet pushka

08:25 | 02 Korrik 2026
postoi-armen-ne-rrjetet-sociale,-bastiset-shtepia-e-te-dyshuarit-dhe-i-sekuestrohet-pushka

Sot, pas pranimit të informatës dhe sigurimit të provave, policia ka realizuar një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në Skenderaj, ku është sekuestruar një pushkë automatike.

Sipas njoftimit të policisë, veprimi është ndërmarrë pasi i dyshuari në rrjetet sociale kishte ekspozuar një armë.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

Komento: