Polonia: Kemi ngritur avionë luftarakë, sulmi rus nuk kërcënoi hapësirën tonë ajrore

08:55 | 02 Korrik 2026
polonia:-kemi-ngritur-avione-luftarake,-sulmi-rus-nuk-kercenoi-hapesiren-tone-ajrore

Ushtria polake ka njoftuar se operacionet ajrore ushtarake mbi territorin polak të lidhura me sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë përfunduar. Deklarata thotë se nuk janë regjistruar shkelje të hapësirës ajrore, raporton Reuters.

“Ju informojmë se nuk është regjistruar asnjë shkelje e hapësirës ajrore polake”, postuan forcat e armatosura në rrjetin social X.

Më herët gjatë natës, komanda operative e Forcave të Armatosura Polake raportoi se Polonia, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, kishte ngritur në ajër avionët e saj luftarakë të enjten. Kjo ishte një masë parandaluese e marrë pas sulmeve ajrore ruse në Ukrainë.

Komento: