Të shtëna me armë në Podujevë, dyshohet për katër të plagosur

14:25 | 02 Korrik 2026
te-shtena-me-arme-ne-podujeve,-dyshohet-per-kater-te-plagosur

Të shtëna me armë janë raportuar pasditen e së enjtes në qendër të Podujevës.

Sipas pamjeve të publikuara, në sheshin e qytetit shihen persona të shtrirë në tokë, ndërsa Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ka persona të plagosur. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me numrin e të lënduarve apo rrethanat e incidentit.

Komento: