
Dy pacientë kanë humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar thithje tymi pas një zjarri që shpërtheu në një spital në Ludwigslust të Gjermanisë.
Zjarri u raportua rreth orës 04:28 në katin e sipërm të repartit të kirurgjisë vaskulare, ku flakët u përhapën shpejt edhe në çati. Rreth 86 pacientë dhe 20 anëtarë të stafit u evakuuan, raporton Bild.
Sipas hetimeve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një pacient që po pinte cigare në dhomë, pavarësisht paralajmërimeve të mëhershme.