Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen 12 oficerë të rinj

13:40 | 03 Korrik 2026
forces-se-sigurise-se-kosoves-i-shtohen-12-oficere-te-rinj

Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar 12 oficerë të rinj, të cilët kanë përfunduar me sukses përgatitjen katërvjeçare akademike, ushtarake dhe të lidershipit.

Ceremonia e diplomimit u mbajt në kazermën “Adem Jashari”, ku u vlerësua kontributi i tyre si udhëheqës të ardhshëm të ushtrisë së Kosovës

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë. Albin Kurti.

Sot është një ditë krenarie për shtetin, sepse në kazermën që mban emrin e kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, diplomuan disa nga udhëheqësit e ardhshëm të ushtrisë sonë.

Komento: