Dy çiklistë ia vënë flakën një veture në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

10:40 | 04 Korrik 2026
dy-cikliste-ia-vene-flaken-nje-veture-ne-rrugen-prishtine-–-fushe-kosove

Të premten në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, një person ka raportuar se dy persona i kanë hedhur benzinë në veturë dhe ia kanë dhënë më pas flakën.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se sipas dy dëshmitarëve, dy persona të dyshuar meshkuj me biçikletë i janë ofruar veturës së tij dhe me qëllim  i kanë hedhur  një lëng – benzinë duke  i dhënë  flakën”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Njësiti i zjarrfikësve kanë dalë në vend e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime”.

Komento: