Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

08:11 | 05 Korrik 2026
ardhja-e-mergimtareve-ne-kosove,-kjo-eshte-gjendja-ne-pikat-kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen e qarkullimit në pikat kufitare të vendit, ku vërehet një situatë përgjithësisht e qetë dhe me fluks të ulët automjetesh dhe kamionësh.

Sipas përditësimit të orës 07:26 minuta, pothuajse të gjitha pikat kufitare regjistrojnë pritje minimale prej 3 deri në 5 minutash si në hyrje ashtu edhe në dalje, përfshirë Merdarë, Vërmicë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Kullë dhe pika të tjera kryesore kufitare.

E vetmja pikë ku është regjistruar rritje e kohës së pritjes mbetet Hani i Elezit, ku automjetet raportojnë pritje prej 10 deri në 15 minutash në hyrje, ndërsa në dalje situata mbetet e njëjtë me 3–5 minuta

Komento: