Arrestohet në flagrancë një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

09:25 | 06 Korrik 2026
arrestohet-ne-flagrance-nje-person-i-dyshuar-per-vjedhje-te-rende-ne-prishtine

Njësitet e Stacionit Policor ‘Veriu’ në Prishtinë kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të një personi të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

“Bazuar në veprimet e ndërmarra, njësitet policore kanë identifikuar dhe kanë arrestuar personin e dyshuar në momentin kur ai kishte hyrë në një shtëpi në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Personi i dyshuar, mashkull kosovar, në koordinim me prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, ka konfirmuar policia.

Komento: