Haradinaj kujton Betejën e Loxhës: Siç dinë shqiptarët të bashkohen kundër armikut, ashtu ishim atëherë

13:15 | 06 Korrik 2026
haradinaj-kujton-betejen-e-loxhes:-sic-dine-shqiptaret-te-bashkohen-kunder-armikut,-ashtu-ishim-atehere

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka kujtuar Betejën e Loxhës, duke e cilësuar atë si një nga dëshmitë më të fuqishme të bashkimit të shqiptarëve përballë armikut dhe të sakrificës për lirinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë homazhe për luftëtarët shqiptarë që morën pjesë në betejë, duke theksuar se Loxha mbetet simbol i qëndresës dhe unitetit.

“Nderojmë përjetë luftën e luftëtarëve shqiptarë në Loxhë. Ashtu siç dinë shqiptarët të bashkohen kundër armikut, ashtu ishim të gjithë bashkë në Loxhë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shprehur nderimin e përjetshëm për dëshmorët Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli dhe Xhavit Qufaj, të cilët, sipas tij, u përjetësuan në themelet e lirisë së Kosovës.

Haradinaj ka kujtuar gjithashtu luftëtarët, Nimon Bajraktarin, Haki Ahmetxhekajn dhe Bashkim Mehmetajn, të cilët ranë në përpjekje për të sjellë armët e lirisë, si dhe bashkëluftëtarin Arsen Mazrekaj, i cili ra po në të njëjtën ditë.

“Lavdi!”, ka përfunduar postimin e tij Haradinaj.

Komento: