Jo vetëm pajisje ushtarake – Ministria Mbrojtjes kërkon edhe një multikultivator

15:10 | 06 Korrik 2026
jo-vetem-pajisje-ushtarake-–-ministria-mbrojtjes-kerkon-edhe-nje-multikultivator

Pas investimeve në pajisje ushtarake dhe armatim, Ministria e Mbrojtjes po planifikon të pajiset edhe me një multikultivator.

Sipas njoftimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), ministria ka hapur një tender publik në vlerë të parashikuar prej 10 mijë eurosh për blerjen e një multikultivatori dhe pajisjeve tjera përcjellëse, raporton Gazeta10.

Në përshkrimin e kontratës thuhet se operatori ekonomik që do të shpallet fitues do të furnizojë ministrinë sipas specifikimeve teknike të përcaktuara në dosjen e tenderit, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve për kryerjen e detyrave në kuadër të misionit të saj.

Multikultivatori pritet që ministrisë t’i hyjë në punë kryesisht për pastrimin e rrugëve nga bora. /GAZETA10/

Komento: