Trump e injoroi totalisht, momenti i sikletshëm i Starmer në samitin e NATO-s

14:00 | 08 Korrik 2026
trump-e-injoroi-totalisht,-momenti-i-sikletshem-i-starmer-ne-samitin-e-nato-s

Kryeministri britanik në dorëheqje, Keir Starmer pati një përballje të sikletshme me presidentin amerikan Donald Trump gjatë samitit të fundit të NATO-s për të.

Gjatë fotografisë zyrtare të liderëve në Ankara, Starmer qëndroi në heshtje pranë presidentit të ShBA-së.

Dy liderët nuk u panë të shkëmbenin asnjë fjalë, ndërsa Trump u kthye vetëm për t’i dhënë dorën një lideri tjetër.

VIDEO

Britania e Madhe ka qenë në qendër të kritikave të Trumpit, megjithëse një ditë më parë ai dukej se nuk ishte në dijeni se Starmer vazhdon të jetë kryeministër, pavarësisht se kishte njoftuar dorëheqjen e tij në fund të muajit të kaluar.

Komento: