Agon Bytyqit i vazhdohet mandati edhe për 5 vjet si zv/drejtor i AKI-së

15:10 | 08 Korrik 2026
agon-bytyqit-i-vazhdohet-mandati-edhe-per-5-vjet-si-zv/drejtor-i-aki-se

Agon Bytyqi do të jetë zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për 5 vjet të tjera.

Ky lajm është bërë i ditur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Vendimin e ka marrë Haxhiu bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me të cilin nënshkroi vendimin.

“Përvoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe punën profesionale të AKI-së në mbrojtje të sigurisë së vendit.

E falënderuam z. Bytyqi për punën e deritanishme dhe i uruam mbarësi në mandatin e ri” shkroi mes tjerash Haxhiu. /Gazeta10

Postimi i plotë:

Komento: