Zv. ministri italian Cirielli dhe ministri në detyrë Vitia vizitojnë Laboratorin e Mikrobiologjisë

17:15 | 08 Korrik 2026
zv.-ministri-italian-cirielli-dhe-ministri-ne-detyre-vitia-vizitojne-laboratorin-e-mikrobiologjise

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, Edmondo Cirielli, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, vizituan Laboratorin e Mikrobiologjisë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i cili është themeluar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Laboratori është realizuar me mbështetjen e Kooperacionit Italian për Zhvillim, përmes fondeve të projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”, të financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Vizita u zhvillua në shenjë të vlerësimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve në forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor të Kosovës, veçanërisht në fushën e diagnostikimit laboratorik dhe mikrobiologjisë.

Komento: