
Një debat i ashpër është zhvilluar në Politiko mes Halil Matoshit dhe Viktor Buzhalës lidhur me renditjen e Kosovës në GDP.
Opinionisti, Halil Matoshi tha se Buzhala duhet t’u shpjegojë qytetarëve se Kosova ka GDP-në më të ulët në rajon, duke shtuar se vendi është tejkaluar nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe se po flet edhe për Serbinë e Shqipërinë.
“Z. Buzhala, ti duhet me iu shpjegu qytetarëve se Kosova e ka GDP-në më të ulët në rajon, me rreth 7.800 dollarë. Na ka kalu madje edhe Maqedonia, Mali i Zi edhe Bosnja. Po flas edhe për Serbinë e Shqipninë”, tha Matoshi.
Buzhala e kundërshtoi menjëherë këtë pretendim, duke pyetur:
“Kur na kanë kalu qito?”
Matoshi këmbënguli se Maqedonia e Veriut dikur kishte qenë prapa Kosovës, ndërsa Buzhala reagoi duke thënë se kjo “kurrë nuk ka qenë” e vërtetë.