Debat në Politiko: Matoshi thotë se Kosova ka GDP-në më të ulët në rajon, Buzhala e kundërshton

21:45 | 08 Korrik 2026
debat-ne-politiko:-matoshi-thote-se-kosova-ka-gdp-ne-me-te-ulet-ne-rajon,-buzhala-e-kundershton

Një debat i ashpër është zhvilluar në Politiko mes Halil Matoshit dhe Viktor Buzhalës lidhur  me renditjen e Kosovës në GDP.

Opinionisti, Halil Matoshi tha se Buzhala duhet t’u shpjegojë qytetarëve se Kosova ka GDP-në më të ulët në rajon, duke shtuar se vendi është tejkaluar nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe se po flet edhe për Serbinë e Shqipërinë.

“Z. Buzhala, ti duhet me iu shpjegu qytetarëve se Kosova e ka GDP-në më të ulët në rajon, me rreth 7.800 dollarë. Na ka kalu madje edhe Maqedonia, Mali i Zi edhe Bosnja. Po flas edhe për Serbinë e Shqipninë”, tha Matoshi.

Buzhala e kundërshtoi menjëherë këtë pretendim, duke pyetur:

“Kur na kanë kalu qito?”

Matoshi këmbënguli se Maqedonia e Veriut dikur kishte qenë prapa Kosovës, ndërsa Buzhala reagoi duke thënë se kjo “kurrë nuk ka qenë” e vërtetë.

Komento: