Haradinaj: Kosova duhet të veproj ashtu që në samitin e NATO-s në Shqipëri të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

12:45 | 09 Korrik 2026
haradinaj:-kosova-duhet-te-veproj-ashtu-qe-ne-samitin-e-nato-s-ne-shqiperi-te-diskutohet-kandidatura-e-saj-per-anetaresim

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka shkruar pas mbajtjes së Samitit të NATO-s në Turqi.

Ai ka thënë se aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë që ka shpëtuar popullin tonë nga gjenocidi, ka mbajtur samitin e radhës në Turqi.

“Kosova duhet të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim. Edhe pse koha është e shkurtër, me punë serioze ky synim është i arritshëm. Kush nuk e mbështet këtë objektiv strategjik të Kosovës është ose shkurtpamës, ose nuk e kupton përgjegjësinë e postit që mban”, ka shkruar Haradinaj.

Samiti i radhës është konfirmuar nga Mark Rutte dhe Edi Rama se do të mbahet në Tiranë.

Komento: