Nisma për shkarkimin e Abdixhikut dhe rezultati i 7 qershorit, Kica-Xhelili: Qëndrimet e mia i bëj të ditura në mbledhje

16:00 | 09 Korrik 2026
nisma-per-shkarkimin-e-abdixhikut-dhe-rezultati-i-7-qershorit,-kica-xhelili:-qendrimet-e-mia-i-bej-te-ditura-ne-mbledhje

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka folur para hyrjes në mbledhje të Kryesisë së partisë. E pyetur për ngjarjet e fundit në LDK dhe për një iniciativë për shkarkimin e Abdixhikut, ajo ka thënë se qëndrimet e saj do t’i bëjë publike në diskutimin brenda partisë.

“Qëndrimet e mia do t’i shpreh brenda partisë, ndërkaq lidhur me çfarëdo vendimi eventual për të cilin është mbledhur Kryesia, shumica do të votojë dhe do të bëhet i ditur vendimi i shumicës”, ka thënë ajo.

“Mendimet e mia personale janë të vlefshme për aq sa i kontribuojnë diskutimit brenda”, ka shtuar Kica-Xhelili.

Komento: