Abdixhiku: T’i shmangim zgjedhjet e jashtëzakonshme, jemi të gatshëm për takim me Kurtin

19:10 | 09 Korrik 2026
abdixhiku:-t’i-shmangim-zgjedhjet-e-jashtezakonshme,-jemi-te-gatshem-per-takim-me-kurtin

Pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetari i partisë Limir Abdixhiku deklaroi se synimi mbetet shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke theksuar se ato nuk do të kishin kuptim në rrethanat aktuale.

Ai tha se LDK-ja mban qëndrimet e saj parimore, ndërkaq do të takohet një me një me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Do të përpiqemi t’i shmangim zgjedhjet e jashtëzakonshme, nuk ka më kuptim. Ne kemi qëndrime parimore. Mund të shkojmë në takim me Kurtin, e më pas të shohim”, deklaroi kreu i LDK-së para mediave.

Komento: