Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

21:45 | 09 Korrik 2026
arrestohen-dy-persona-te-dyshuar-per-vjedhje-te-rende-ne-prishtine

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarve është bërë në kuadër të hetimeve për një rast të vjedhjes së rëndë të ndodhur më 23 maj 2026 në Prishtinë, ku ishte raportuar vjedhja e një motoçiklete.

“Gjatë ditës së sotme, Sektori Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të arrestuarit janë identifikuar si Gj.K., 35 vjeç, dhe D.B., 21 vjeç.

Policia ka bërë të ditur se veprimet hetimore janë zhvilluar në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Komento: