
Analisti Ilir Deda duke folur rreth figurës së presidentit ka thënë se Kosovës nuk i duhet figurë partiake, por figurë përbashkuese.
Ai komentet i bëri në POLITIKO në Kanal 10.
“Kosovës nuk i duhet president politik, pra që vjen nga partia, por i duhet figurë përbashkuese”, tha ai mes tjerash.
Deda ka theksuar se Lumir Abdixhiku nuk e ka suksesin e partisë me partinë e përçarë, sepse sipas matematikës ai nuk e ka pas vete 40% të partisë.
“Lumiri për ekzekutiv kishte me qenë shumë i mirë, sepse aty vendos vetë”, tha mes tjerash Deda.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10