Kurti para takimit me Hamzën: Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së XI

09:45 | 10 Korrik 2026
kurti-para-takimit-me-hamzen:-presim-qe-takimi-te-jete-konstruktiv-dhe-t’i-konstituojme-institucionet-e-legjislatures-se-xi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur shkurt para se të hynte në Kuvendin e Kosovës për takimin me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

I pyetur nga gazetarët për pritjet nga takimi, Kurti u shpreh se pret që ai të jetë konstruktiv.

“Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së XI”, deklaroi Kurti, teksa po hynte në Kuvend për t’u takuar me Hamzën.

Takimi po zhvillohet pas ftesës që Kurti i kishte drejtuar krerëve të PDK-së,  LDK-së dhe AAK-së./Gazeta10

Komento: