Qeveria mban mbledhje elektronike, ndan dy milionë e dyqind e dyzet mijë euro për RTK-në

22:00 | 10 Korrik 2026
qeveria-mban-mbledhje-elektronike,-ndan-dy-milione-e-dyqind-e-dyzet-mije-euro-per-rtk-ne

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar kërkesën për alokimin e ndarjeve buxhetore në shumë prej 2,240,000 euro (dy milionë e dyqind e dyzet mijë euro) për Radio Televizionin e Kosovës.

Po ashtu qeveria ka miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumën prej 48,216.57 euro (dyzetetetë mijë e dyqindegjashtëmbëdhjetë euro e pesëdhjetë e shtatë centë), të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore NSH. “Magjistrala”./rtk

Komento: