Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën me 36 orë dore në Han të Elezit

23:35 | 10 Korrik 2026
policia-dhe-dogana-parandalojne-kontrabanden-me-36-ore-dore-ne-han-te-elezit

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit me mallra në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të huaja, në vijën e dytë të kontrollit, janë gjetur të fshehura në bagazh 36 orë dore, të cilat nuk ishin deklaruar nga drejtuesi i automjetit.

Mallrat e padeklaruara janë sekuestruar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit, shtetas i huaj, është iniciuar procedurë për mosdeklarim të mallrave.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me Doganën dhe institucionet tjera për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të kundërligjshme në pikat kufitare

Komento: