Vdes një pacient në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan

10:05 | 11 Korrik 2026
vdes-nje-pacient-ne-qendren-e-shendetit-mendor-ne-gjilan

Një person ka vdekur në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 10 korrik 2026, rreth orës 22:00, ndërsa viktima, mashkull kosovar, ka ndërruar jetë brenda kësaj qendre, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Komento: