KPK mblidhet të hënën, diskutohet raporti final i panelit për Kryeprokurorin e Shtetit

22:50 | 11 Korrik 2026
kpk-mblidhet-te-henen,-diskutohet-raporti-final-i-panelit-per-kryeprokurorin-e-shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbajë të hënën mbledhjen e tij të 298-të, në të cilën pritet të shqyrtohet raporti final i Panelit Vlerësues për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas agjendës së publikuar, mbledhja do të nisë në orën 10:00.

Në rendin e ditës janë paraparë tri pika: Miratimi i rendit të ditës, Raporti Final i Panelit Vlerësues për Kryeprokuror të Shtetit, Të ndryshme.

Raporti final i Panelit Vlerësues konsiderohet një nga hapat kyç në procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Shtetit, ndërsa pritet të shihet se çfarë vendimesh do të marrë Këshilli Prokurorial pas shqyrtimit të tij.

Kujtojmë se, për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, po kandidojnë: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu, dhe Zejnullah Gashi.

Komento: