
Senatori amerikan, Lindsey Graham, një nga zërat më me ndikim në Partinë Republikane në politikën e jashtme, ka vdekur në moshën 71-vjeçare më 11 korrik. Graham njihej si një nga mbështetësit më të fuqishëm të Ukrainës në Uashington.
Zyra e tij tha se ai vdiq pas “një sëmundje të shkurtër”.
Republikani nga Karolina e Jugut shërbeu për mbi dy dekada në Senatin amerikan, ku ndërtoi reputacionin e një mbështetësi të zëshëm të një roli më aktiv dhe vendimtar të Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare.
Gjatë pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, që nisi në shkurt të vitit 2022, Graham u shndërrua në një nga aleatët më të afërt të Kievit në Uashington, duke u bërë presion administratave të njëpasnjëshme amerikane që të ofronin më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, të ashpërsonin sanksionet ndaj Moskës dhe të mbanin presionin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin./REL