Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

19:16 | 12 Korrik 2026

Disa persona dyshohet se janë helmuar gjatë konsumimit të ushqimit në një nga lokalet e Sach Pizza në Prishtinë.

Një nga personat e helmuar në kushtet anonimiteti ka rrëfyer ngjarjen për IndeksOnline.

Qytetarja ka bërë të ditur se ushqimin e kishte konsumuar të enjten, ndërsa simptomat e helmimit i janë shfaqur të premten.

Sipas saj, gjendja shëndetësore ka qenë e rëndë dhe ka kërkuar trajtim mjekësor.

IndeksOnline ka siguruar edhe raportin mjekësorë të saj.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se gjatë qëndrimit në Klinikën Infektive është informuar se kishte edhe raste të tjera të pacientëve që dyshohej se ishin helmuar pas konsumimit të ushqimit nga degët e Sach Pizza në Çagllavicë dhe në qendër të Prishtinës.

“Gjatë qëndrimit në Klinikën Infektive, na është thënë se ka pasur edhe shumë raste të tjera të helmimit, të lidhura me konsumimin e ushqimit nga Sach Pizza, si në degën në Çagllavicë ashtu edhe në atë në qendër”, ka rrëfyer ajo për IndeksOnline.

Komento: