
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka rikujtuar vendet ku pushuesit mund të shfrytëzojnë hapësirat e plazhit pa pagesë në zonën e Shëngjinit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se janë mbi 20 plazhe nga Rana e Hedhun e deri në Kune që mund të shfrytëzohen pa pagesë.
“Janë mbi 20 zona plazhi publik, nga Rana e Hedhun, në qendër të Shëngjinit e deri në Kune, ku mund të bëni plazh me 0 lekë! Ju lutem, vlerësoni zonat publike ku nuk paguhet, ose plazhet me tabela çmimesh, në mënyrë që të mos bini pre e abuzuesve”, ka shkruar ai.