Njoftimi nga ministria: Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

19:50 | 12 Korrik 2026
njoftimi-nga-ministria:-neser-pa-kufizime-per-kamionet-mbi-20-tone

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se ditën e hënë nuk do të ketë kufizime në qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me peshë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave për ditën e nesërme, nuk pritet të plotësohen kushtet për aktivizimin e masave të përkohshme kufizuese të qarkullimit.

“Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Vendimi për kufizimin e lëvizjes së mjeteve të rënda aplikohet vetëm në raste të temperaturave të larta, me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës rrugore dhe garantimin e sigurisë në komunikacion.

Komento: