Hajnat grabisin një depo në Graçanicë, marrin një shumë të madhe parash nga kasaforta

23:05 | 12 Korrik 2026
hajnat-grabisin-nje-depo-ne-gracanice,-marrin-nje-shume-te-madhe-parash-nga-kasaforta

Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në zyrën e një depoje në Graçanicë, ku nga kasaforta kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash të gatshme.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur gjatë orëve të pasditës së djeshme.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet tutje në raportin e Policisë.

Komento: