Arrestohet një shtetas i huaj për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

10:15 | 13 Korrik 2026
arrestohet-nje-shtetas-i-huaj-per-kercenime-ndaj-perfaqesuesve-te-larte-te-kosoves

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar më 12 korrik në Pikën Kufitare Stançiq, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I dyshuari dyshohet se më 30 tetor 2025 kishte publikuar përmbajtje në një rrjet social, e cila lidhet me veprën penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Komento: