KPK njofton se e çoi në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

14:35 | 13 Korrik 2026
kpk-njofton-se-e-coi-ne-presidence-nominimin-e-zejnullah-gashit-per-kryeprokuror-te-shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka dorëzuar zyrtarisht në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

KPK tha se e çoi të gjithë “dokumentacionin përkatës” te ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, pas një takimi të mbajtur sot.

“Nominimi i është përcjellë Shkëlqesisë së Saj, Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, së bashku me dokumentacionin e plotë që ka shoqëruar tërë procesin e përzgjedhjes që nga hapja e procedurës e deri te vendimmarrja përfundimtare e KPK-së”, thuhet në njoftim.

Tani, procedura kalon te Presidenca.

“Me dorëzimin e nominimit dhe dokumentacionit përkatës, procedura kalon në fazën e trajtimit nga Presidenca, ndërsa hapat e mëtejshëm do të zhvillohen në përputhje me kompetencat dhe afatet e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Komento: