Trump: SHBA do të garantojë sigurinë në Hormuz dhe do të paguhet për këtë

16:25 | 13 Korrik 2026
trump:-shba-do-te-garantoje-sigurine-ne-hormuz-dhe-do-te-paguhet-per-kete

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se Shtetet e Bashkuara do të bëhen “garantues” të Ngushticës së Hormuzit.Trump: SHBA do të garantojë sigurinë në Hormuz dhe do të paguhet për këtë

“Tani do ta mbrojmë atë dhe do të paguhemi për këtë mbrojtje”, shtoi ai.

Administrata Trump ka deklaruar shpesh se anijet duhet të jenë në gjendje të kalojnë nëpër ngushticë pa paguar tarifa apo taksa ndaj asnjë pale.

Në fund të muajit të kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se “për mua tarifat dhe taksat e kalimit janë e njëjta gjë… Kjo është një rrugë ujore ndërkombëtare”.

“Nuk ka asnjë shtet në botë që mbështet idenë që duhet të paguhen para për të kaluar nëpër ngushtica të tilla”, shtoi ai.

Rubio kishte bërë deklarata të ngjashme edhe më herët gjatë atij muaji.

Më 24 qershor, vetë Trump kishte thënë se çdo lloj tarife për anijet që kalojnë nëpër ngushticë do të ishte “e papranueshme”.

Megjithatë, më parë ai kishte hedhur idenë se SHBA-ja mund të paguhej për të garantuar lundrim të lirë dhe pa pengesa në këtë rrugë ujore.

Kur u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit me Iranin në mesin e qershorit, Trump tha se nuk do të kishte tarifa gjatë periudhës 60-ditore të marrëveshjes dhe as pas saj, “përveç nëse ato vendosen nga dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ndërsa në prill, kur u pyet nëse do të pranonte një marrëveshje që do t’i lejonte Iranit të merrte tarifa nga anijet që kalojnë nëpër ngushticë, Trump u përgjigj:

“Po ne pse të mos vendosim tarifa? Do ta preferoja këtë sesa t’i merrnin ata. Pse të mos e bëjmë? Ne jemi fituesit. Ne fituam.”

Trump tha të hënën se pret që SHBA-ja të paguhet për mbrojtjen e Ngushticës së Hormuzit, sepse:

“Ne thjesht duam të na rimbursohen shpenzimet për gjithë këtë, për faktin që po vendosim njerëzit tanë në rrezik.”

Komento: