Festë me armë: Shkrepën gati 150 plumba në një dasmë në Prizren

09:30 | 14 Korrik 2026
feste-me-arme:-shkrepen-gati-150-plumba-ne-nje-dasme-ne-prizren

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Kukaj të Prishtinës, pasi dyshohet se ka përdorur armë zjarri gjatë një ahengu.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 00:28, ku i dyshuari, dyshohet se ka shtënë me armë në ajër gjatë organizimit të ahengut.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një revole me gaz, 90 fishekë me gaz si dhe 146 gëzhoja.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për veprat penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje dhe përdorimin e armës.

Komento: