
Gjatë seancës në Gjykatën e Apelit, i riu, i cili në shkallën e parë ishte dënuar me 17 vite burg nga Gjykata për të Mitur, ndryshoi dëshminë e mëparshme dhe mori përgjegjësinë për krimin, raporton Euronews.al.
“E hodha unë nga ballkoni, më falni”, deklaroi ai para trupit gjykues, duke kërkuar ndjesë edhe për faktin që kishte pritur kaq gjatë për të pranuar të vërtetën.
Pas rrëfimit, avokati Emilio Malaspina, përfaqësues i nënës së viktimës, tha se pranimi i fajit mbyll një kapitull të rëndësishëm të çështjes, por nuk duhet të ndikojë në masën e dënimit.
“Me rrëfimin e tij mbyllet një rreth. Megjithatë, shpresojmë që gjykata të konfirmojë vendimin e shkallës së parë, e cila caktoi një dënim të përshtatshëm”, u shpreh Malaspina.
Procesi i apelit është shtyrë për më 10 shtator, datë kur pritet të shpallet vendimi i Gjykatës së Apelit.