
Çitaku në një postim në Facebook ka shkruar se këto qëndrime tregojnë se Serbia ende nuk është përballur me të kaluarën e saj, duke theksuar se ideologjia që, sipas saj, solli gjenocid, masakra dhe dëbime masive vazhdon të jetë e pranishme.
Problemi nuk është vetëm e kaluara. Problemi është se ideologjia që prodhoi gjenocid, masakra dhe dëbime masive ende nuk është mposhtur”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka thënë se deklarata të tilla janë fyerje për viktimat e luftës dhe dëshmi se zërat që glorifikojnë krimet vazhdojnë të kenë hapësirë në institucionet serbe.