Kapet peshku gof 27 kilogramë në ujërat e Vlorës, peshkatarit iu deshën 30 minuta për ta nxjerrë

12:15 | 15 Korrik 2026
kapet-peshku-gof-27-kilograme-ne-ujerat-e-vlores,-peshkatarit-iu-deshen-30-minuta-per-ta-nxjerre

Një peshk gof me peshë rreth 27 kilogramë është kapur paraditen e së martës në ujërat e Vlorës nga peshkatari me shtizë Armando File.

50-vjeçari ishte zhytur në zonën e njohur si Spitaliera, pranë Radhimës, në afërsi të anijes italiane të mbytur, kur hasi një tufë peshqish gof. Sipas tij, ai arriti të godiste njërin prej tyre në kokë me shtizë, por për shkak të përmasave të mëdha të peshkut iu deshën më shumë se 30 minuta për ta nxjerrë në sipërfaqe, raporton vizionplus.tv.

Pas nxjerrjes nga deti, peshku u transportua në qendrën e peshkimit në Radhimë.

Kjo nuk është hera e parë që Armando File tërheq vëmendjen me një kapje të tillë. Pak kohë më parë ai u bë i njohur pasi kapi një tjetër gof gjigant në zonën e Lungomares në Vlorë, pamje që u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.

Komento: