Jashari pret në takim lamtumirës atashetë ushtarakë të SHBA’së, i falënderon për angazhimin e tyre

13:30 | 15 Korrik 2026
jashari-pret-ne-takim-lamtumires-atashete-ushtarake-te-shba’se,-i-falenderon-per-angazhimin-e-tyre

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka pritur në takim lamtumirës atashetë e SHBA-së, Kolonelin Ashley J. Berg dhe, nënkolonelin Jonathan Shaw.

Në njoftim shtohet se, Jashari e ka vlerësuar dhe i ka falënderuar ata për angazhimin e tyre.

Postimi:

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim lamtumirës atashetë e SHBA-së

KOMFSK, Gjenerallejtënant Jashari priti sot në takim lamtumirës atasheun e mbrojtjes së SHBA-së Kolonelin Ashley J. Berg të cilin e falenderoi për angazhimin e tij në ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të FSK-së dhe ushtrisë së SHBA-së, si dhe vlerësoi lartë angazhimin e tij në ofrimin e mbështetjes së SHBA-së në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së drejt arritjes së kapaciteteve të plota operacionale.

Poashtu më herët Gjeneral Jashari ka pritur në takim lamtumirës edhe atasheun ushtarak të SHBA-së Nënkolonelin Jonathan Shaw të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij në ngritjen profesionale dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së.

Më pas GLT Jashari u ka ndarë medaljen “shërbim vetëmohues” të dy atasheve për kontributin e dhënë dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm në mbështetje të FSK-së gjatë shërbimit si atashe të SHBA-së në Republikën e Kosovës.

Në fund të takimit, GLT Jashari uroj atashetë e ri të SHBA-së për pranimin e detyrave me të cilët do të vazhdoj bashkëpunimi profesional me interes të ndërsjellë.

Komento: