Pas deklaratave të Kurtit për gazin amerikan, Behrami kritikon Qeverinë: Po kërkohet të dështojë sërish ky projekt

17:00 | 15 Korrik 2026
pas-deklaratave-te-kurtit-per-gazin-amerikan,-behrami-kritikon-qeverine:-po-kerkohet-te-deshtoje-serish-ky-projekt

Pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për projektet energjetike dhe gazin amerikan, deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar duke kritikuar qasjen e Qeverisë në këtë fushë.

Behrami ka thënë se edhe në rast se Kosova lidhet me Vlorën, vendi nuk do të arrijë pavarësi energjetike, ndërsa ka vlerësuar se realizimi i një projekti të tillë mund të zgjasë mbi 10 vjet.

“Lajm i mirë për tregtarët serbë të Vuçiqit dhe tregtarët shqiptarë të Kurtit?! Edhe nëse Kosova lidhet me Vlorën, Kosova nuk do të ketë pavarësi energjetike”, ka shkruar Behrami.Sipas tij, në një situatë të trazuar gjeopolitike, afatet e zbatimit të projekteve të mëdha energjetike mund të jenë edhe më të gjata.Ai ka akuzuar kryeministrin Kurti se po synon të fitojë kohë për vete dhe për tregtarët e energjisë elektrike që, sipas tij, janë pranë pushtetit.“Kurti dëshiron të blejë kohë për vete dhe tregtarët e energjisë elektrike që i ka rreth këmbëve të tij”, ka deklaruar Behrami.Deputeti i zgjedhur i PDK-së ka pretenduar se Qeveria Kurti, pas ardhjes në pushtet, kishte refuzuar projektin e gazit amerikan dhe se më pas kishte prezantuar projektin e baterive energjetike, i cili sipas tij nuk është realizuar.“Tani, për ta dështuar sërish projektin e gazit amerikan, Kurti flet për Vlorën”, ka thënë ai.

Behrami ka shtuar se një qeveri e përgjegjshme do të duhej t’i zhvillonte paralelisht të dyja alternativat energjetike: një zgjidhje afatshkurtër përmes Maqedonisë së Veriut dhe një zgjidhje afatgjatë përmes Shqipërisë.“Një Qeveri e ndërgjegjshme ishte dashur t’i merrte të dyja: afatshkurt përmes Maqedonisë, afatgjatë përmes Shqipërisë”, ka deklaruar Behrami.

Komento: