Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi

10:30 | 16 Korrik 2026
kerkesa-e-trumpit-per-largimin-e-trupave-te-izraelit-nga-libani,-siria-dhe-gaza,-ministri-izraelit-i-mbrojtjes:-nuk-terhiqemi

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shprehu, në një bisedë me homologun e tij amerikan Pete Hegseth, “vendosmërinë” e Izraelit për të ruajtur forcat që ka vendosur në “zonat e sigurisë” në Liban, Siri dhe Rripin e Gazës.

Në një deklaratë, zyra e Ministrit të Mbrojtjes izraelite vuri në dukje se të dy ministrat patën një bisedë gjatë natës, gjatë së cilës Israel Katz “theksoi vendosmërinë e Izraelit për të qëndruar në zonat e sigurisë në Siri, Gaza dhe Liban me qëllim mbrojtjen e kufijve të Izraelit dhe komuniteteve të vendosura pranë kufijve nga kërcënimet e paraqitura nga forcat xhihadiste”.

Sipas një raporti në faqen amerikane të lajmeve Axios, Donald Trump i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu , gjatë një telefonate që patën të enjten e kaluar, të largonte trupat izraelite nga Siria dhe Libani.

Një zyrtar amerikan tha se Trump i vuri në dukje Netanyahut se prania e ushtrisë izraelite në territorin sirian po shkakton tensione dhe mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm.

“Ata nuk ju duan atje. Duhet të rivendosni forcat tuaja”, thuhet se i tha Trump Netanyahut, sipas të njëjtit zyrtar, i cili shtoi se një mesazh i ngjashëm u përcoll edhe për Libanin.

Nga ana e saj, zyra e Kryeministrit izraelit tha në një deklaratë se “Kryeministri theksoi nevojën për të ruajtur zonat e sigurisë përgjatë kufijve të Izraelit”.

Komento: