Arrestohen dy persona në Prishtinë, konfiskohen 147.7 gramë kokainë e dyshuar

11:15 | 16 Korrik 2026
arrestohen-dy-persona-ne-prishtine,-konfiskohen-147.7-grame-kokaine-e-dyshuar

Prishtinë, 16 korrik 2026 – Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) kanë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme me substanca narkotike.

Pas një hetimi operativ, më 15 korrik 2026, policia lokalizoi të dyshuarin F. P. (1992) në magjistralen Pejë–Prishtinë, teksa ndodhej në një automjet. Gjatë kontrollit të automjetit dhe bastisjes së shtëpisë së tij, u sekuestruan 147.7 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, si dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.

Policia bastisi edhe shtëpinë e të dyshuarit tjetër, Q. K. (1993), por gjatë kontrollit nuk u gjet asnjë send i ndaluar.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë penale për veprën “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me vendim të prokurorit, të dy janë ndaluar për 48 orë./Gazeta10

Komento: