Paunovic vazhdon modifikimin e fashizmit të saj për “spastrim etnik” të Kosovës: Jo duke likuiduar, por me vullnet të lirë

13:25 | 17 Korrik 2026
paunovic-vazhdon-modifikimin-e-fashizmit-te-saj-per-“spastrim-etnik”-te-kosoves:-jo-duke-likuiduar,-por-me-vullnet-te-lire

Ministrja serbe, Snezana Paunovic, po vazhdon të defilojë nëpër studio televizive në Serbi pas skandalit që ka shkaktuar me deklaratën e saj për “spastrim etnike të Kosovës”.

Pasi të enjten i ka kërkuar falje Vuçiqit e kryeministrit të saj dhe jo shqiptarëve, Paunovic sot është shfaqur në “TV Prva”, duke u munduar të arsyetohet për fashizmin e saj ekstrem.

Ajo ka thënë se e ka menduar një “spastrim etnik” me “vullnet të lirë” dhe jo “duke likuiduar dikë”, shkruan N1.

“Jo me likuidimin e askujt, por thjesht me vullnet të lirë. Shpjegimi i asaj deklarate sime ishte ky: Millosheviqi duhej të bënte këtë kushdo që nuk e respektonte Kushtetutën dhe ligjet e atëhershme të Republikës Federale të Jugosllavisë, të kthehej në vendin e tij amë, të cilin e konsideronte më të mirë, ndërsa me terroristët, si kudo në botë, të merreshin forcat zyrtare të armatosura.”, ka thënë ajo./ge

Komento: