Policia: Dy të lënduar pas incidentit me mjetin punues në Prishtinë

17:00 | 28 Korrik 2026
policia:-dy-te-lenduar-pas-incidentit-me-mjetin-punues-ne-prishtine

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e rënies së një mjeti punues në një kantier ndërtimi në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta10 zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, deklaroi Pllana.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident në vendin e punës./Gazeta10

Komento: