
Nuk raportohet për fluks të madh të hyrje-daljeve në pikat kufitare të Kosovës mëngjesin e sotëm.
Sipas përditësimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, vetëm në pikëkalimet kufitare në Vërmicë dhe te Dheu i Bardhë pritjet për dalje nga Kosova variojnë nga 10 deri në 15 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, situata paraqitet edhe më e qetë, me pritje prej rreth 3 deri në 5 minutash.
Gjendje e ngjashme raportohet edhe sa i përket kolonave, ku nuk janë evidentuar ngarkesa të theksuara në pikëkalimet kufitare.
Përditësimi i fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar është bërë në orën 07:42.
