Dorëzohet Rakiq, betohet si kryetar i Mitrovicës Veriore në simbole të Republikës së Kosovës

17:50 | 19 Qershor 2019

Një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës, Goran Rakiqi është petuar sot si kryetar i Mitrovicës Veriore.

Rakiq bashkë me katër kandidatët tjerë të Listës Serbe dolën fitues në komunat veriore, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 19 maj.

Fillimisht, ata refuzuan të betohen nën simbolet e Republikës së Kosovës.

Madje për këtë pati pretendime se të njëjtit po e presin edhe heqjen e taksës në Samitin e Parisit.

Mirëpo, sot si duket Rakiq është dorëzuar para institucioneve të shtetit.

Ai është betuar si kryetar i Mitrovicës së Veriut, nën simbolet e shtetit të Kosovës.

Komento: