Libi, vritet shefi i inteligjencës ushtarake të Haftarit

09:30 | 11 Gusht 2026
libi,-vritet-shefi-i-inteligjences-ushtarake-te-haftarit

Gjenerali i brigadës Fauzi Mansouri, shefi i inteligjencës ushtarake të ushtrisë kombëtare libiane të Khalifa Haftarit, është vrarë në Bengazi.

Sipas mediave, një eksploziv ishte vendosur në makinën e tij jashtë banesës në lagjen Al-Hauari.

Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa ende nuk dihet autori apo porositësi i atentatit.

Komento: